Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje shqiptare SHBA, ku 49- vjeçari vrau gruan e tij 48-vjeçare e më pas veten.
Çifti shqiptar jetonin në Fort Wayne, aty ku 49-vjeçari qëlloi disa herë bashkëshorten, përpara se të kthente armën mbi veten brenda një shtëpie në Huntertoën gjatë ditës së dielë.
Të dy u gjetën brenda një shtëpie, pasi u thirr policia për ngjarjen e ndodhur.
Kur oficerët arritën, ata i gjetën ata tashmë të vdekur me plagë të shumta.
Mjeku ligjor e cilësoi vdekjen e gruas si vrasje, e 13-ta në qark këtë vit, nga plagët e shumta me armë zjarri dhe e cilësoi vdekjen e burrit si një vetëvrasje nga një plagë me armë zjarri.
Autoritetet njoftuan se familjarët e shqiptarëve janë njoftuar për vdekjen./tch/
