Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritKristina Ndoci Tina - Heshtja flet

Kristina Ndoci Tina – Heshtja flet

Afër e larg ti përballë meje më qëndron,
në sy Ti mua më vështron dhe hesht,
ajo heshtje o sa shumë në mua depërton,
vështrimet këmbejmë a ti buzëqesh.

Ah ata dy sy të qetē bash si errësira,
si prozhektorë më shohin e shijojnë,
heshtja mes nesh flet dhe nga largësia,
vetëm sytë himnin e zemrës kuptojnë.

Këndojnë melodinë e dashurisë që s hesht,
sa qetësi që ka në thellësi të shpirtit,
tingujt e saj të ëmbël gjëmojnë shpesh,
ngrohtësi pranverore në mes të dimrit.

Fjalët e heshtjes për ne thonë aq shumë,
sa pastërti ëndrrash e dëshira të dhimbshme,
sa lutje në shpirtin tonë e sa gjurmë,
sa shumë dashuri e ndjenja pak të frikshme.

Ah kjo heshtje sa shumë mes nesh flet,
jo,nuk egzistojnë aty fjalë gënjeshtare,
asnjë zë i keq ne veshët nuk na i prek,
mbështetem e ndjej tënden frymëmarrje.

Heshtja në zemrat tona himnin përsërit,
e atë tashmë në heshtje ne e ndjejmë të dy,
të dua është rrefreni që këndojmë njëzëri,
betohemi në heshtje duke u parë në sy.

Ndjej dorën tënde duke më përkëdhelur,
është forca e dashurisë që në heshtje thërret,
besimi na fshihet në lotin e paderdhur,
heshtja me fjalë zemre të gdhendura flet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT