Sot, pesē shekuj e pesëdhjet e tetë bëhen vite,
nga momenti kur toka heshti nën emrin tënd,
ajo kohë po,kaloi përtej kufijve dhe mbretërive,
por gjurmët e tua stë zbehën emrin që u bë këngë.
Ty o Gjergj Kastrioti nuk të theu dora e armikut,
as tehu i shpatës së turkut që aq shumē vrau e preu,
se trimave si Ti su prekej dot as fija e flokut,
tmerr ishte për atë perandori emri i Skënderbeut.
Por ethet e qeta,djersët dhe netët pa gjumë,
malarja e poshtër që trima nuk zgjedh e kërkon,
të lodhën,të dobësuan trupin por emrin jo kurrë
se trimat njëherë vdesin por sa ti kujtojmë,jetojnë.
Aherë,toka dridhej nën peshën e fjales,vendimit,
dhe qielli e dinte fare mirë se po shikonte fundin,
por ti mbi frymën,përjetësisë i dhe drejtimin,
zgjodhe para fatin e popullit dhe të flamurit.
Kundër forcave turke ti i fortë porsi çelik ke qëndruar,
me shpatën tënde të rëndë kundër perandorisë osmane,
me kalë kundër ushtrisë porsi era ke fluturuar,
shpata e hekurt,e fuqishme fliste në vend të fjalëve.
Shpata të ish betim a heshtja një përgjigje e frikës,
Ti Gjergj akoma nëpër udhëkryqe shekujsh qëndron,
porsi zjarr i fuqishëm që nuk fiket prej ujit e erës,
O Skënderbe,në zemrat tona Ti i gdhendur jeton.
Në këngë,në gurë,në krenarinë e gjithë pasardhësve,
frymon pa lodhur e ndërprerje,o heroi ynë legjendar,
ky përvjetor s është numër por shenjë domethënëse,
se guximi ringjall dhe nderimi,jo nuk njeh varr.
Nga humbja bëre betim,nga vdekja themel egzistence,
deri sa emri yt të përshpëritet me nderim e rrespekt,
do ketë o Gjergj Kastrioti kush të të kujtojë ende,
do ketë një popull që e di mirë se
pse qëndron drejt!
