Sunday, November 16, 2025
BallinaVitrina e libritKristina Ndoci Tina-Ty të përkas Shqipëri

Kristina Ndoci Tina-Ty të përkas Shqipëri

Dashuria për ty më zapton çdo atom të qënjes time,
është e jashtëzakonshme e kthen gjithë shqisat e mija,
e robëruar nga malli për ty, fle
e zgjohem nëpër agime,
rrezet e tua që shndrisin,shpirtit
mi bëjnë shkëndija.

Ngado që shkoj shoh shumë vende të bukura ,të ndryshme,
por emrin tënd Shqipëri ma përshpërisin zogjtë,erërat,
askund e asgjë në botë para teje nuk më bën përshtypje,
sado larg vetëm ajri yt më prek e përkëdhel ëndrrat.

Dêshirat me buzëqeshje ti dërgoj në vend të fjalëve,
ndjej si më përshpërit ngadalë në çdo timen frymëmarrje,
ti më mësove si të vërshoj e tu bëj ballë të gjitha dallgëve,
me flladin tënd më puthe e përkëdhele, o buzëmjalte !

Shpesh me ngrohtësinē e mallit zgjohem dhe të thërras ,
gishtat e tua me rrezet e diellit përshkojnë flokët e mi,
marr aromën tënde dhe ndjej thellë se vetëm Ty të përkas,
dhe e kam për nder se jam bija
jote, o nënë Shqipër

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT