KTHIM NË VENDLINDJE
Erdha te ti vendlindja ime,
siç kam ardhur kurdoherë,
bartë valixhen me shumë kujtime,
që më rrinë zgjuar dimer dhe verë.
Kam një mall që fort më djeg,
për fusha, male edhe për dete,
t’ kërkoj ty unë shteg më shteg,
ngado që ikën, ngado që vete.
Sot tek shëtis n’ këtë vjeshtë të vonë,
sa shumë të ndjej teksa t’shikoj,
ikja nga ti mê ngjan zezonë,
n’ ëndrra të bukura prore t’ mëkoj.
n’ këtë mbrëmje të ndjeva shumë,
ç’ peizazh i bukur me gjethe t’ zverdhura,
gjithë fëmijëria më vjen si lumë,
e mira, e ëmbla, Ti ëndërrhedhura…
Poezi nga Eli Zeneli
