KU TA DIJE?….
Ku ta dije, ku ta dije,
si rreh zemra, pikon loti,
çdo sekondë që kalon,
brenga rritet, shtrëngon moti.
Ku ta dish, ç’do thotë ankth,
merak zemre për dikë,
s’i beson më asnjë ndjenje,
zemra gjak s’qarkullon më.
Nga t’i dish gjithë këto,
akuj ke në çdo dej,
limfë e jetës më s’të rrjedh,
as në rrënjë, as në kërcej.
Më kot dridhem, merakosem,
për së largu, ti si je?!
Lutem zotit për shëndetin,
mjekërrbardhë festofsh mbi dhe.
Poezi nga Albana Methoxha
