Ajo më dërgon letër kur isha ushtar….
Më shkruan: –“Tani në sup mban pushkë.
Po fjalën që dhamë, ku e mbani ?!..
Ndodh që veten e ndjejë ngusht.
Zëmra, sa një farëz duhani “…
Në faqe librash , palë mbi pala..
S’e kam gjetur ,as dje as sot !
–“E para dhimbja pastaj fjala “..
Që andej doli ,kjo litotë ?!…
Më dha komanda , fletë – lejë.
Vulë e repartit në ballë..
Kur të vete, qysh do e gjejë ?!..
Buzë detit, fluturoj me mall..
Sytë që desha, për së pari..
Liqenë pylli,sa të thellë !..
Të jeshil , si rrobë ushtari…
Floku i zi, zë zbret në bel….
Zogjtë në krahë ,veglat mbanin.
Hapën aheng ,anës rrugës.
Zëri tyre gufon nga xhani. .
Nga gjoks i lirë, shpërthen prej buzës….
Në s’ke fuqi që t’më qasesh.
As drejt meje , dot nuk vjen.
Lëre trupin të përplaset..
Në kraharor ku zëmra zjenë..
Erdha prapë, këtu ku më prisje.
Rritur, në stuhi të dëborës ..
Jo s’doja kurrë , që ti të ishje..
Migen , te “Lulet e mollës “!..
