Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritKujtim Hajdari-SHOH KUDO IMAZHIN TËND

Kujtim Hajdari-SHOH KUDO IMAZHIN TËND

Enden përqafimet si fëmijë të humbur,
Bregut ku shëtitnim, harruar në trishtim,
Dëgjoj zërat tanë nga valët përkundur,
Që dhembin e nanurisin dashurinë.

Kur vjen nata pllakos heshtja dhe shtëpinë,
Dritë e yjeve dridhet si emocion i dhëmbshur,
Kujtimet tona të shkuara shkojnë e vijnë,
Dhe një ftohtësi më mbulon si hije e trembur.

Ndjek kudo gjurmët e tua pa rreshtur,
Gjurmët e ëmbla që dhe pa gjumë më lënë,
Po të pres se ky mall e kjo qetësi e heshtur
Po më vrasin e kanë për t’më ngrënë.

Ti je kudo si një imazh për mua,
Hyn e del e zhdukesh si kjo erë e shpejt,
Filxhani i kafesë më tregon buzët e tua,
Sikur do t’më çmendi, t’më çmendi krejt.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT