Wednesday, February 4, 2026
BallinaKalendari EnciklopedikKujtojmë sot në ditën e lindjes aktorin Sulejman Pitarka.

Kujtojmë sot në ditën e lindjes aktorin Sulejman Pitarka.

Lindi në Dibër më 2 shkurt 1924, por në vogëli familja e tij u detyrua të shpërngulej drejt shtetit shqiptar ku u vendosën në Durrës.

Sulejmani ka luajtur me sukses role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinematografi. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, kur ishte në moshën trevjeçare, familja e tij u vendos në Durrës. Këtu kaloi fëmijërinë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë. Libri i tij Trimi i mirë me shokë shumë është një dramë për fëmijë ku flitet për Skënderbeun (Gjergj Kastriotin). Një nga aktorët më të spikatur shqiptarë, i cili mban edhe titullin «Artist i Popullit».

Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit.

Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi.Ndroi jetë me 24 mars 2007.

Filmografia

Loin des barbares – (1994)

Vdekja e burrit – (1991) …Diplomati

Historiani dhe kameleonët – (1989)…Zenel Beu

Rrethimi i vogël – (1986) ………..Llambi Guri

Ura pranë Kështjellës – (1984) ……

Salo Brisku(Ura)

Nata e parë e lirisë – (1984) Xha Sulo, furrxhiu

Nxënësit e klasës sime – (1984)……Çelo Kasapi

Në prag të lirisë – (1981) Hoxhe efendiu

Shtëpia jonë e përbashkët – (1981) Kozma Selita

Agimet e stinës së madhe – (1981)…..Ali Beu

Goditja (1980)

Ballë për ballë – (1979)…….Zheleznovi, Komandanti Rus i Bazes

Gjeneral gramafoni – (1978)…Xha Avdiu

Pas gjurmëve – (1978)…Xha Lipja

Gunat përmbi tela – (1977)…Gjenerali

Tinguj lufte – (1976)…Galip Shkëmbi

Horizonte të hapura – (1968)…Sokrati

Debatik – (1961)…Mësuesi

Teatër

Familja e peshkatarit

Shtatë shaljanët

Vajza nga fshati

Trimi i mirë me shokë shumë

Doktor Aleksi

Besa e madhe

Epoka para gjyqit

Prefekti

Toka jonë (teatër)

Televizori

Otello

Gratë gazmore të Uinsdorit

Valon Drogirashi

Borgjezit fisnik

Arturo Ui

Pjata e drurit

Gratë para drurit

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT