Ma humben muzën djajtë,
Edhe damarët s’po rrahin,
Me futen nën hijen e malit,
sa ftohet po ndjej!
Aty ku dashurit u bënë acar
Gënjeshtrat moren dhênë
Lakuriqet nuk t’lajnë te qetë natën.
Çdo ditë rënkime, ofshama e mallkime përcjellin,
Seç ia humben bukurin djalit,
Ia rrëmbyen dashurin nga duart e forta,
Çuditërisht heshtin,
heshtin sikur se, nuk ka ndodh asgjë.
E muzën ja vodhën vashës ia futen ne një skëterrë,
Aty ku vetëm një pikë rreze shkëlqen.
Një hajdut i ngjitet ne qafë si i marrë
E çdo ditë te lume ndezë zjarre ne malin e dashurisë,
Si nuk i vjen keq për dëmin.
Hej, si do ia vësh emrin,
Vargut te dashurisë se thyer,
Po sa filloj të buzëqesh nga lumturia,
E shtypën me gënjeshtra,
E varën ne litar,
e lanë pa emër djajtë me dukje të engjëllit.
Ah, sa të shtirur janë,
mos ju besoni, mos ju besoni !!!
