Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala -JETO PA KOMPLEKSE

Kumrie Avdyl Shala -JETO PA KOMPLEKSE

JETO PA KOMPLEKSE

Nëse nuk dëshiron te plakesh jetoje jetën pa komplekse! Jeta është shumë e bukur kur je vetvetja, edhe pse rrugëtimi i saj do jet i mundimshëm dhe i gjatë. Do te ballafaqohesh me shumë peripecish, furtuna e uraganesh, por ne fund prape fiton, sepse Zoti i Madh e do te vërtetën, prandaj Ai, nuk është i vonë për askënd.

Mos u fshihni pas forcës, dijes, jetës se dikujt. Mos rrehë gjoks,” se unë jam i kësaj partie e i asaj, unë jam minoritet, e jam pushtet “etj., sepse kur shtrohet pyetja: Po ti çfarë bëre? Kush je? Atëherë këtu është përgjigjja, sepse qëllim dhe pikësynimi duhet te jetë puna, për te tashmen dhe të ardhmën që te lesh, vepra të mira pas vetës së është shumë e shëndetshme për ty dhe për shoqërinë.

Formoje identitetin dhe përsonalitetin tuaj, si kur se qe ke kartën e identitetit apo pasaportën identifikuesë. Çdo gjë e bukur vjen nga shpirti juaj, por edhe çdo gjë e keqe vjen po nga shpirti juaj. Kur formon përsonalitetin tuajin e ke kokën me te qet, sepse s’ke nevojë për llogaridhënie të askush.

Mos u mundo me gënjeshtra me shpifje, me lajka te jetosh, se ato nuk jetojnë gjatë, kan jetëgjatësin e shkurtër. Nuk e kanë thënë kot “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”. Andaj unë e kam quajtur GENJESHTRËN trungu i gjitha poshtërsive. -Nëse dëshiron të jetosh nē paqe formo përsonalitetin tuaj, përpiqu ti kalosh sfidat e jetës me korrektësi, ipi kurajo forcë e guxim vetës, pa u kthye pas, por vazhdo udhtimim e shpresës te ndertosh jetën e bukur me plotë ngjyra dashurie. Çdo gjë qe duhet të bëjmë ta bëjmë ne suaza te shëndosha, e për këte duhet te kesh, guxim, qëndrueshmëri ne forcën e fjalës, vendosmëri, ne lirinë e shprehjes, dashuri ndaj qëllimit të caktuar,e atëherë e arrin realizon qellimon në jetë. E nëse fshihesh pas te tjerëve çekuilibrohesh shpejt, do të mbetesh lakuriq ne mes të rrugës. Aty ku çdoherë je në varesi të të tjerëve te cilët do te hudhin si leckë e pa vlerë. -Që te jetosh një jetë te qet jeto për veten tuaj dhe vëre vetën ne pozit të tjetrit nuk do gabosj kurrë,vëre dorën ne zemër dhe mendo se edhe te tjerëve ju rreh zemra si ty, Edhe te tjerët duhet te jetojnë te lumtur, te qet deri sa Zoti ua ka caktuar jetëgjatsinë.

Prandaj jemi krijesa njerëzore e këtë Perëndia na ka veçuar nga krijesat e tjera si; kafshët, shtazët, shpendët, zvarraniket, insektet etj. dhe çdo njërës krijesë,” kategori” ia ka përcaktuar rolin e saj/tij. Andaj ne jemi njerëz le të mendojmë gjera te bukura, të bëjmë punë efektive për shoqërinë, për rrethin, për regjionin ne përgjithësi për shtetin tonë. Le te ulemi te gjithë ne vendin aty ku na takon, mos të luajmë rolim e gjithëdishmit, atëhere nuk gaboj,dhe jetojmë më një shpirtë të qetë pa paragjykume.Nëse vertetë deshiron te jetosh i qetë vishe petkun e atyre qe kanë halle, atëherë do ta kemi me lehtë qasjen ne nevojat e tyre jetësore. Më këto veprime të shendosha ruajmë shëndetin dhe krijojmë identitet tonin, jetojmë te lumtur te gjithë se bashku në paqe. Prandaj thëm jetoje jetën pa komplekse, se do jetosh më gjatë e nuk do te plakesh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT