MIK E SHOKË PËR KOKË
Miqtë e shokët shkojnë e vinë më tha një ditë një mike!
I besova fjalës së saj, sepse ata miq e shokë që shkojnë e vinë nuk kanë qenë kurrë as miq as shokë, por kanë qenë ata njerëz që janë munduar të përfitojnë nga ti e kur nuk e kanë arritur qëllimin janë larguar në heshtje.
Nuk thuhet kot që duhet të hash një thes kripë me dikë që ta njohësh, ndërsa disa arrinë ti njohësh edhe pa i pa fare sepse e tregon ligësinë e tij njerzillekun e ndyrë,vetëm për pak çaste.
Shumë njerëz nuk kanë miq as shokë, sepse s’i besojnë vetes së tyre, se nuk e dinë rëndësinë e mikut, nuk ia dinë vlerën shokut dhe mbi të gjitha nuk shqetsohën për të tjerët, sepse janë mësuar të jetojnë në një strofull të vockël, ne një guacë sardeleje…
Këta njerëz kanë frikë, me dashtë dikë sepse frikësohen se po hynë në borxh ndaj tyre, e me dashtë dikë nuk është borxh , as me e respektu dikë nuk është borxh, keta njerëz nuk ia dinë vlerën mikut e as shokut të vërtetë, sepse iu mungojnë vlerat e tyre,dhe mendojnë se të vetmit ata kanë vlera, të vetmit ata dinë me nda shapin nga sheqeri, të vetmit ata mendojnë se miqtë janë të përkohshëm.
E këta njerëz janë vetjak nuk dinë me dashtë, sepse kanë frikë nga dashuria e tjetrit, kanë frikë edhe kur i duan të tjerët, sepse nuk ia dinë vlerën dashnisë, miqesisë paster si loti.
Një mik, një shok besnik i vërtetë ka shumë peshë, e atë duhet ta ruajmë me shumë se sytë e ballit.
Kur miku, shoku nuk të harron, e të kujton, të respekton, të çmon, të kritikon, aty ku ke gabime (po jo në sy të tjetrit ), vuan barabartë me ty për hallet tua, nuk fle tërë natën, që të ndihmoj në zgjidhjen e ndonjë halli, rrotullon gur e dru, e të përkrah në çdo formë, gëzohet për ty e qan me ty, nuk fsheh nga ti, nuk ta gërryen plagën, por ta shëron , nuk të injoron, por të vlerëson, nuk të nënvlerëson, por të jep kurajo, nuk të përçmon, por orë e çast të jep forcë e guxim e shpresë, ky është miku i vërtetë…
Andaj këta njerëz që i kanë këto vyrtyte lirisht mbeshtetu në ta.
Prandaj nuk e kanë thënë kot çka do të mbjellësh, do të korrësh, sepse të gjithë një nënë s’i ka lindë, të gjithë vëllezër e motra nuk mund t’i kemi, për m’i dashtë, por mi dashtë e mi respektu mundemi njesoj, sepse miku është shok i vërtetë dhe krahasohet me të familjes .
Shumë herë e kemi dëgjuar fjalën mik për kokë e kemi filanin, sepse miqtë e vërtetë janë të rrallë. Por kur e ke fatin t’i gjesh, mos u largo nga ta sepse ai është mik për kokë.
Shumë herë thuhet, babain, vellaun, motrën nëse se ke shok, e ke më të largët, e çuditshme pra, d.m.th po del se shoku qenka afër shpirtit tonë, sepse me shok shfryn mllefin e çdo gjeje, e me familjarët flet si të grumbullosh pasuri e tua ruash fëmijëve që një ditë ikin e të lënë vet.
E nje mik për kokë e ka vështirë të ta kthej shpinën.
Ky është një mendim i imi që vërtet unë, kam miq e shokë për kokë, falë tyre jam këtu ku jam !…
Andaj mos u frikësoni m’i dashtë miqtë e shokët e vërtetë!
Se të pavërtetit ikin vet, sepse nuk munden m’u përshtat me zemra të pastra, se të veten e kanë të zezë prandaj ikin fshehurazi,si flusk sapuni.
