Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala -NË DATËN E KRIMIT TË SHPIRTIT TIM

Kumrie Avdyl Shala -NË DATËN E KRIMIT TË SHPIRTIT TIM

NË DATËN E KRIMIT TË SHPIRTIT TIM

Ajo datë në çdo kalendar është e veçantë,
Ishte dita e krimit të shpirtit tim,
Atë datë zemrat u poçën,
E buzët u ndezën,
Ulërimat morën dheun nga epshet e dashurisë.

Ajo datë ishte lumturia e shpirtit tim,
E shpirti im sot po digjet nga malli,
Se më dhemb shpirt për ty.

Sot, jam me kujtimet e natës së parë,
Sa kisha turp të të puthja, të ledhatoja trupin tënd,
E ti befas ma rrëmbeve puthjen pa më pyetur,
Nga dashuria e madhe ndjenjat më tradhtuan,
U bëra copa-copa, u shkriva në krahët tu
E në dyshekun tënd të përkohshëm.

Nuk mendoja më gjatë, vetëm atë çast,
Lumturia më përshkonte trupin,
Unë të dua e të dashuroj gjithë jetën,
Ti je ai që më shëron e më helmon shpirtin tim,
Nga ajo ditë mbeta peng i dashurisë sate.

Thone se dashuritë e mëdha nuk shuhen,
E mua më lë vetëm kujtimet e hidhura,
Të mbetëm e dashuruar përjetësisht.

Sot nuk desha të çaj,
Sytë më janë verbuar nga malli,
Nuk shohin asgjë tjetër, veç ty.

A më dëgjon?
A ta mallkoj apo ta bekoj atë ditë?
Atë ditë të kobshme të shpirtit tim.

Nuk dua të më mbesin sytë hapur nga malli për ty!
Eja, eja, po të pres,
Edhe sot të më duash, o dashuri!
Të më shqyesh çdo rrobë që kam në trup,
Të ndjej afshin e dashurisë,
Që po ma djeg shpirtin çdo ditë e çdo çast.

Për ty nuk kurseva kohën,
As lekun, as rrugët e gjata,
Kilometrat ishin shumë afër,
E ty të është harxhuar ngjyra e Iphonit,
Të më dërgosh vetëm një mesazh.

Ti ishe nismëtari i krimit të shpirtit tim,
Më ëmbëlsove trupin me ato puthje magjike,
Që as dje, as sot, as nesër,
As në ëndërr nuk më lënë të qetë,
Se je ti ai që shëron e helmon shpirtin tim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT