Vallë, a ke ti ndërgjegjeje apo je duke pritur se:
ajo vjen e të vret me plumb?!
A ndjen qetësi kur dikë e lëndon,
Ndoshta një ditë do të pendohesh.
Pse aq shumë shfaq “dashuri”,
që ta ushqesh sëmundjen tënde egoiste
E çdo ditë nxjerr nga goja helm e vrerë
Dhe flakë kulçedre
A, kështu e ndihmon shokun!
Apo i gëzohesh fyerjes, duke u fshehur
Pas patriotizmit të mykur e te errët
Që je duke ua trasuar pasardhësve tu!
Pse, se pranove kurrë
Se ishe helm për gjelbërimin e natyrës,
Që shpresën ua ndale!
Me flaken tënde dogje çdo pyll rreth teje.
Askund nuk le nam as nishan për kokë as mote.
Kur filloj shumimi i bimëzimit të njomë,
Ti e dogje, duke u krenuar që vetëm ti di ta mbrosh atdheun.
Vallë a gëzohesh që sythet ua thave në degë
Mu atëherë kur filluan jetën e re
Mu atëherë kur putheshin rrezet e diellit.
Pse ende krenohesh me atë ndërgjegjejen tënde të krimbur!
Harrove se shtatit ia ndalove rritën
Duke marrë pamjen e një plaku njëqindvjeçar.
Vallë pse u zbythe dhe e le çdo gjë të varur në qafë t’diallit, duke heshtur kinse je patrioti i vetshtetit tonë!
