Wednesday, December 24, 2025
BallinaSport‘Kupa e Botës po afrohet’: Vlera e saj sillet me mijëra euro...

‘Kupa e Botës po afrohet’: Vlera e saj sillet me mijëra euro dhe përbëhet nga 18 karatë

Kampionati Botëror në Katar do të filloj me datën 21 nëntor dhe do të përfundoj më 18 dhjetor, ndërsa shumë kombëtare synojnë që në fund të arrijnë të fitojnë ndoshta trofeun më të rëndësishëm në futboll, transmeton Gazeta Metro.

Trofeu i Kupës së Botës peshon hiç më pak se 6,175 kilogramë dhe është i përbërë nga 18 karatë, vlera e tij sillet rreth 161,000 dollarë amerikanë.

Ky trofe ishte paraqitur për herë të parë në Kupën e Botës të vitit 1974 pasi FIFA kishte kërkuar të zëvendësoj trofeun e mëhershëm dhe është i punuar nga artisti italian, Silivo Gazzaniga.

Italiani e kishte përshkruar trofeun si linjat që dalin nga bazat, duke u ngritur në spirale dhe të shtrira për të marrë botën. Nga tensionet e jashtëzakonshme dinamike të trupit kompakt të skulpturës ngrihen figurat e dy atletëve në momentin e fitores.

Kampione në fuqi është Franca e cila në vitin 2018 mposhti në finale Kroacinë me rezultat 4-2 dhe kështu fitoj për herë të dytë në historinë e saj Kupën e Botës.

Ndërsa, shumë lojtarë e kanë në ëndërr që të paktën një herë të shpallen kampion bote me kombëtaret e tyre i cili llogaritet edhe një ndër sukseset më të larta për një futbollist gjatë karrierës së tij

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT