Tuesday, December 23, 2025
BallinaShowbizKur ajo hyn në palestër, të gjithë kthejnë kokën pas saj. Për...

Kur ajo hyn në palestër, të gjithë kthejnë kokën pas saj. Për kë bukuroshe bëhet fjalë?

AUSTRALI – Nënë e dy fëmijëve, Stephanie Sanzo është bërë një personazh i famshëm në Australi, falë programit të saj të ushqyerjes dhe stërvitjes sportive, si dhe markës së saj të pajisjeve të fitnesit. Stephanie ndjeu nevojën për të formuar trupin e saj, pasi kishte shtuar 25 kilogramë. Gradualisht, ajo u bë një entuziaste fitnesi dhe më vonë një trajnere personale.

Aktualisht, klipet që australiania ndan në rrjet mbledhin miliona shikime. Ndër videot e fundit është një që është bërë virale. Më shumë se 37 milionë njerëz ndoqën shfaqjen e forcës nga bjondja 35-vjeçare, duke ngritur një shtangë 160 kg.

“Ti je gruaja fantastike!”; “Është mbresëlënëse të shohësh diçka të tillë, aq më tepër që po e bën zbathur. E mrekullueshme!”; “Zoti im, je kaq e fortë”, “E preferuara ime”, janë vetëm disa nga reagimet e adhuruesve

Stephanie Sanzo ka 2.9 milionë ndjekës në Instagram dhe 1.8 milionë në Facebook.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT