Wednesday, March 4, 2026
BallinaKalendari EnciklopedikKush ishte Hasan Prishtina?

Kush ishte Hasan Prishtina?

Hasan Prishtina lindi në Vushtrri në një familje patriote. Familja e tij, ishte nga treva e Drenicës. Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qënë Berisha, por me largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci në Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci.

Pas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj mbiemrin përsëri, por kësaj here nga Polaci në Prishtina pra, edhe u njoh si Hasan bej Prishtina.

Mësimet e para i kreu në Vushtrri. Këtu, në qytetin e lindjes, do ta kryej edhe gjimnazin e ulët, ku do të edukohet e frymëzohet, për dije e për atdhedashuri, prej pedagogut drenicak Hafëz Arifi nga Prekazi. Studimet e mesme i kreu në gjimnazin frëng të Selanikut, ku do ta mësoi edhe gjuhën frënge e do të njihet me veprat e iluministëve francezë, Volterit, Monteskie, Zhan Zhak Rusos, etj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT