Portieri spanjoll, David De Gea tashmë nuk më lojtar i Manchester Unitedit.
“Gardiani” spanjoll pas 12 vitesh i ka dhënë fund aventurës në ‘Old Trafford’.
De Gea përmes llogarisë së tij në Instagram, i ka dhënë lamtumirën ‘Djajve të Kuq’.
“Dëshiroj të dërgoj këtë mesazh lamtumire për të gjithë tifozët e Manchester United. Do të dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të palëkundur për dashurinë e 12 viteve të fundit. Kemi arritur shumë që kur më solli në këtë klub Sir Alex Ferguson. Unë kam qenë jashtëzakonisht krenar sa herë që kam veshur këtë fanellë, duke udhëhequr ekipin, duke përfaqësuar këtë institucion, klubin më të madh në botë, ka qenë një nder i dhënë vetëm për disa futbollistë me fat. Ka qenë një kohë e paharrueshme dhe e suksesshme. Nuk e mendoja se duke u larguar nga Madridi si djalë i ri do të kishim arritur atë që kemi arritur së bashku. Tani është koha e duhur për të nisur një sfidë të re. Manchesteri do të jetë gjithmonë në zemrën time, Manchesteri më ka formësuar dhe nuk do të më lërë kurrë. Ne i kemi parë të gjitha”, ka shkruar De Gea.
Portieri spanjoll në Man United ka zhvilluar 415 ndeshje, derisa ka fituar 1 Premier League, 1 Europa League, 2 Kupa të Ligës angleze dhe 1 FA Cup.
