Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritLanda Molishti-KUR DO TA KUPTOSH?!

Landa Molishti-KUR DO TA KUPTOSH?!

KUR DO TA KUPTOSH?!

Kur do ta kuptosh ty,
Që në dhe të huaj,
Je, veç një i gjallë që frymon, asgjë më tepër.


Kur do ta kuptosh se,
Pasuria materiale,
Nuk zëvendëson dot ndjenjat, dashurinë…


Kur shpirtin e ke të përvëluar,
Për tokën mëmë?!…
Kur malli na pushton për të shtrenjtat Nëna shqiptare,
Që presim duarlidhur në dritare,
Ashtu të drithëruara, prej vitesh…


Të shohin fytyrën e fëmijës, ta shtërngojnë fort në gji….
E, për gjithçka!…


Kur ëndërron, e ëndërron!…,
Ashtu, e shtrirë në krevat, lotët krejt papritur, të rrjedhin!…


E, vetes i thua:
Eh, sa jam e pafat!
Buza të thahet…
Dy fjalë shqip, flet me vete, të ngushëllohesh, Vetëm muret të dëgjojnë!…


Je, veç një i huaj,
Edhe për njerëzit që njeh, që punon me ta. Kur ti nuk vendos dot as për vete, për asgjë.


Dëshirat tua mbeten veç në sirtar…
Mbi fatin tënd vendosin të tjerët,
Ata, që të pinë gjakun dhe djersën tënde.


Nuk të dihet kurrë vlera, Ndien veç peshën shfrytëzim…
Je një robot, po, po,
Veçse, një robot.


Këtu, je si ajo lulja e vyshkur,
Që kokën s’e ngritë kurrë,
Sado t’i hedhësh ujë.


Veç në atdhe ndihesh, si ajo flutura endacake,
Që thithë pelinin,
Mbi petalet e luleve të porsaçelura në flladin e mëngjesit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT