Ti, erdhe papritur ndryshe këtë herë,
Ashtu, në heshtje; pa më folur,
-E, unë e zhytur thellë në një ëndërr.
-E trembur, nga çukitja në dritare e një zogu u zgjova.
Ah! As syve të mi, s’po iu besoja?!..
-E djegur nga malli në shpirt, porsi yll, më shëmbëlleve.
Gëzimi i kësaj ore, kësaj dite, s’kthehet kurrë pas.
