Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritLanda Molishti-(Një tufë fjalë të urta)

Landa Molishti-(Një tufë fjalë të urta)

1. Çdo gabim yni, është një hap “përpara”, për të mësuar më tej?!…

2. Ne, nuk mund të ndryshojmë gabimet e shkuara, por, mund të ndryshojmë zhvillimin e jetës.

3. Mund të na burgosin trupin, por kurrë mendjet dhe idealet liridashëse…

4. Jeta është një sfidë për të provuar, diturinë, guximin dhe trimërinë tonë. Provojeni, sfida nuk pret.

5. Ëndrrat janë vetëm “, riciklim dëshirash,

o kundër-dëshirash… Realiteti është ai, që përcakton ndryshimin e jetës tonë.

6. Çdo veprim yni, diktohet nga logjika, parimet, argumentet, por, këto nuk zhvillohen njësoj tek të gjithë njerëzit, tek disa me

“doza” të mjaftueshme, e tek të tjerët aspak,

me mendje të fjetura.

7. Pengesat janë sprovë e madhe për të dëshmuar aftësitë tona, që t’i tejkalojmë ato…

8. Nëse pëlqehesh nga të gjithë, realisht je njeri pavlerë.

9. Njeriu është i pasur në shpirt, kur është në gjendje të plotësojë kërkesat e imagjinatës së tij.

10. Njeriu i ditur, i dashur, bujarë dhe trim, shpesh herë ndodh që të urrehet shumë nga të tjerët…

11. Mos u bazoni tek fjalë e fundit, ato shpesh na befasojnë, (gënjehemi).

12. Nëse kemi besim, forcë dhe guxim tek vetëveja, nuk kemi frikë nga të papriturat në jetë.

13. Nuk guxojmë të humbasim gjithë jetën!?Mjaft, kemi humbur një pjesë të saj.

Pjesa e mbetur, nëse e jetojmë bukur është: sa të kemi jetuar dy jetët bashkë.

14. Artin nuk e zëvendëson asnjë bukuri. Ajo është bukuria e jetës tonë.

15. Mos punoni për lëvdata, punoni shumë, që të mbeteni njerëz, me veprat tuaja plot vlera!…

16. Njerëzit që lexojnë shumë, i kuptojnë më shpejt të tjerët, janë të ditur, janë më shumë sentimentalë.

17. Lexuesi i librit është kritiku më i mirë, ai din të kuptojë thellë, realitetin, imagjinatën dhe porosinë e shkrimtarit, bile ende pa përfunduar leximin e librit.

18. Nuk duhet të paragjykojmë të tjerët, por, në radhë të parë, të korrigjojmë vetëveten.

19. Nuk mund t’u japim moral dhe edukatë të tjerëve, nëse në radhë të parë nuk kemi bërë punë në këto aspeke, me vetëveten dhe me familjet tona.

20. Fëmijët janë imituesit dhe zbatuesit më të mirë të prindërve.

Nuk ka fëmijë me vese të këqija, ka fëmijë të paedukuar që nga fëmijëria.

21. Megjithatë, jo, të gjithë fëmijët i ndjekin gjurmët prindërore.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT