Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritLanda Molishti-S'E KUPTOJ?!

Landa Molishti-S’E KUPTOJ?!

S’E KUPTOJ?!

S’e kuptoj, pse pas kësaj dhimbjeje therëse,
Një ndjenjë e fuqishme,
Nga mallëngjimi, mendja, më turbullohet?!


Nuk di, jemi parë,
A s’jemi parë?!
Jemi takuar, a s’jemi takuar?!
Sa shpejt, ikën koha,
Për veten time s’e besoj!


Po, si mund të mendoj ndryshe?!
Koha, nuk kthehet pas.
Ngjau, moj Nënë!
Si dritaret diellore, të thyhen zemrat tona.
E, tani të rropatemi, larg-njëra tjetrës?!
E pabesueshme,
Mjerisht, e vërtetë.


E hidhur, dy shpirtëra shkëputur, dashuria,
-lidhur,
Loti që mbart mallin,
Qenka kjo jetë, aspak e butë!…
Doemos, duhet t’i bindemi fatit harbut!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT