Sa shumë pritëm, nga ty vit i vjetër,
Të ndjenim, sadopak gëzime,
të merrnim frymë, ca më lirisht,
Ah! Mbetëm ngricë, në tëndin trishtim, të lidhur tradhëtisht…,
Kaluam ditët si në ëndrra të trishta, na mbajtën pengje netëve në errësirë.
Ik sa më shpejt, këto ditë që të kanë mbetur!
Mjaft në shpirtërat tonë, hape plagë,
A nuk e sheh, si janë zbardhur kokat tona, nga thinjat e shkreta?!
E ti, shpërfillur me ironi, pamëshirshëm na vështron?!
Ik sa më shpejt!
Merri me vete djajtë e mallkuar, gënjeshtarët pa njerëzi, pa shqiptari,-pa burrëri,
qyqarët sivëllezër me korbat.
që çukisin mbi kufomat, që sollën dhe mbollën,-veç zi.
Na lerë, të gëzojmë të bashkuar, motra e vëllezër të një gjaku,
në dritën e Vitit të Ri 2026!
Kokën të mos kthejmë pas,
Të gëzojmë, pa inate dhe zili…!
Të ecim përpara, në gjurmët e të parëve tanë trima të dëlirë,
Të festojmë me mall e dashuri,
Në Shqipërinë e ribashkuar, të lirë dhe të përparuar!
