Mos e kthe kokën pas.
Mos e kthe kokën pas, të kujtosh dhimbjet e kohës së shkuar!!
E, veten ta lësh në faj.
Vuajtjet, fshihi dhe mbylli në shtatë dryna në sirtar.
Ec përpara, pa shikuar pas,
Pa u përulur, me kokën lart, krenar!…
Vetëm e sotmja, është fuqia, mbi të cilën kemi akoma pushtet…
Mos u mashtro nga njerëz hipokritë, me fjalë të “bukura”.
Injorantët, sot të “nderojnë” e nesër të çnderojnë!…
Dhe o sa tmerr!
Të fajësojnë! …
Mos i lë hallet të shtohen,
E, pastaj të të marrin frymën,
E, të përfundosh qyqar në vajtime!…
Mos i bëj vetes pyetjet:
Pse kështu, ose ashtu?!
Vepro e lufto për idealet tua me guxim dhe forcë,
I palëkundur, deri në fund.
Urrejtjen dhe ndonjë mëri, ktheje në dashuri,
Për motrat e vëllezër
të një gjaku.
Urrejtjen, rrite, forcoje për armikun e popullit.
Hape dritaren, e lëre të hyjë aromën e luleve,
Drita në shpirtin tënd!….
E shijoje nga afër e larg, Aromën e trëndafilave të porsa çelura,
Shih në qiellin e kaltër, sesi dallëndyshet Fluturojnë hapësirave qiellore, përkrah njëra- tjetrës.
Ashtu, vepro edhe ty, duke ndihmuar,
Duke ua hedhur duart në krah buzagaz, Njerëzve në nevojë.
Dijeni, veç kështu ndriçohet bota.
