Ndoshta?!.
Ndoshta, një ditë do të jemi si dikur së bashku,
Gazmorë, plot dashuri dhe nderime, ndaj njeri tjetrit!…
Ndoshta, e pamundura, bëhet e mundur?!
Gjërat që kemi lënë pas vetes…
Mesiguri, kanë vlerë për jetën tonë.
Ato, duhet çuar gjer në fund!…
Nëse, vërtet duam t’u lëmë fëmijëve tanë,
Një Shqipëri të ribashkuar, të përparuar, të lulëzuar….
Le të ngadhnjejmë,
Mbi kohën e humbur!…
Të mos lejojmë,kohët e liga,
Të na ricoptojnë,
Të hakmerren, përsëri mbi ne.
