Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritLanda Mollishti-Respekti ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.( Meditime )

Landa Mollishti-Respekti ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.( Meditime )

) Respekti ndaj vetes do të thotë: Të dish të njohësh vlerat e tua. Të dish t’i thuash vetes se ku meriton të jetë, t’i tregosh vendin e saj

. Respekti ndaj vetes është: të pranosh gjërat pozitive, të largosh mendimet negative, që të krijojnë shqetësime. Të respektosh veten do të thotë: Të dish të komunikosh në jetën familjare, shoqërore, miqësore, të dish të mbash pastërtinë(higjienën personale), si veshjen e rrobave të mos ecësh me “modën” duke vepruar aspak hijshëm me veshje ekstravagante, por, duke përqafuar thjeshtësinë

. Për shumë njerëz(egoistë) është shumë e vështirë të njohin veten, të punojnë me veten, të ndryshojnë mendimet negative. -Nga ky grup njerëzish të mos presim të na respektojnë, por, të punojmë ende më shumë për të njohur veten tonë, që të mos biem në “kurthin” e tyre, të jemi të përgatitur shpirtërisht e mendërisht, për të përballuar jo vetëm vështirësitë familjare, por edhe ato shoqërore…

Çfarë do të thotë të respektosh të tjerët?! Të respektosh të tjerët do të thotë: T’i respektosh për atë që janë, pa i paragjykuar për origjinën, pasurinë, racën…. Në shoqërinë tonë një problem i madh është mënyra sesi ndahemi në grupe, kjo ndodh në të gjitha fushat e jetës, po ashtu edhe në art (duke nënvleftësuar) punën e madhe të njerëzve të ditur e duke respektuar gjërat e pavlera, që nuk na ndihmojnë aspak për të ecur përpara si shoqëri. Respekti fillon nga praktikimi i mirënjohjes e mirësjelljes, duke filluar që nga fëmijët e deri tek më të moshuarit.

Fjalët e ëmbla (si mjalti) veprimet tona duhet të jenë një prekje magjike për njerëzit në nevojë, në çdo kohë në dëshpërime dhe gëzime. Le të kultivojmë tek fëmijët tanë që në vegjëli, nderimet, mirësjelljet, moralin dhe edukatën e shëndoshë, e, më pas në shkollë dhe kudo shoqëri. Ne, meritojmë një shoqëri të zhvilluar për të mirën tonë dhe të brezave të ardhshëm.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT