Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritLasgush Poradeci-Zemra e liqerit

Lasgush Poradeci-Zemra e liqerit

Zemra e liqerit

Dirgjet shpesh liqeri – i kaltër
E pushon në mes të ditës,
Sipër tij buçet prej fundesh
Pasqyrim’i ti shëndritës.


Val’ e urtë – i shtrohet anës
Dal -nga -dal e fashe-fashe,
Që praj zallit të përbujshëm,
Nisen lundrat levorashe.


Po atje ku nisen lundrat
Sipër valëve paqtore,
Me rrëmbim të zemëruar,
Uji hap një gjeratore:


Hap me gjëmë llahtarije
Plagë – e hon në kraharuar
Ndaj largohen sërë-sërë,
Që prej zallit të shkretuar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT