Dhe kur muza më mer ëmbël,
Edhe larg kërkon të shkoj
Nuk do doja asgjë tjetër
Veç tek babi të më çoj.
Kam ca ditë dhe më mundon
Nuk e di se çfarë kërkon?
Mallin tim vallë s’e kupton?
Është bërë plagë dhe më ngacmon.
Vjen si dallga që tund valët
dhe i plas herë nëpër shkëmb.
Vallë, keq nuk po i vjen?
Kanë shpirt edhe të dhëmb.
Mos e vrisni muzën time
Po e lini, larg të shkojë.
Se ky mall që sheh tek unë
dhe tek babi është njësojë.
