Saturday, March 14, 2026
BallinaVitrina e libritLavdi marrisë Kosovë-Ymret Reshiti

Lavdi marrisë Kosovë-Ymret Reshiti

Lavdi marrisë Kosovë
( poezi)
Kosovë është çdo zyre pushteti, ku pak punohet e ma shumë keqpërdoren gjërat e shtetit.
Kosovë është çdo arkë e buxhetit që kullosim i madh e i vogel që arrin deri aty dorën me shti.
Kosovë është çdo pëllëmb toke e qullur me gjak të pafajshëm ndër shekuj, që privatizohet me qmimin ku një ari kushton ma lirë sesa një picë.
Kosovë është vendi që e pshtym çdo ditë nga mëngjesi e deri në dark, sa herë që nuk mund të vjelim ca euro pa djersë, kur nuk na ndez mashtrimi që të na paguhet dita koti.
Kosovë është vendi që e shkatrrojmë dhe e kallim, sa herë që na duhet për ta shpëtuar bythën tonë, në emër të “drejtësisë dhe mbrojtjes tënde”.
Sa herë që nuk mund t’ia pimë qumshtin e saj damarëve të buxhetit, ndonjë tender e punesim!
Kosovë është vendi ku gjithkushi del para kamerave për ta shpalosur paturpësin dhe vlerat e budallakisë si komb e shtet “Sui generis”.
Kosovë është vendi ku gazetari financohet nga dora që nuk shihet ,e në vend se ta informon drejtë qytetarin, ai e bënë lajm shpifjen me qëllim që t’i manipulon mendjen e tyre.
Kosovë është vendi ku politikan e oligarkë kanë punuar me shumë zell për t’i lënë rinin pa punë.
Kosovë është vendi ku militant, politikan, biznesmen dhe ekstremist fetar, bashkarisht e kanë bërë vend të pa jetueshëm, ku mendimi i parë që i vie ndër mend një të riu që sapo ka përfunduar kolegjin ,është se , si të ikë më shpejt nga ky vend.
Kosovë është vendi ku një vot shitet për një mbushje telefoni me 3 euro vlerë, ku katër vite shajmë përfaqësuesit e popullit për premtimet që nuk i mbajnë dhe ditën e zgjedhjeve për 3 sekonda, para kutis së votimit e ndrrojmë mendjen, dhe prap, i votojmë përfaqësuesit e njëjtë .
Kosova është vendi ku nëpër shkolla mësohet për injorancën dhe në fund te vitit merr diplomën për analfabet funksional.
Kosovë është vendi ku pushtetarët ndërtojnë spitale, ndërsa vet me familjet e tyre shërohen në spitalet e shteteve tjera.
Kosovë është vendi ku marrin pagë njëjtë sikurse ai që ka luftuar, sikur ai që ka dezertuar ,sikur ai që nuk ka dashur me luftuar dhe sikur ai që ka punuar për armikut.

Kosovë është vendi që ne e kemi dhjerë më së shumti në bote për gjithçka dhe në çdo pëllembë të saj për gërdi,e që kundërmon miqtë tanë deri në Amerikë.

Lavdi marrisë popull i lashtë pellazgo-Iliro Dardano -Komoranas, që duroni çdo matrapaz i cili nga mëngjesi e deri në mbrëmje ta përdhunon lirin !


Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT