Wednesday, February 25, 2026
BallinaVitrina e libritLebibe Zogiani-DUA TË JEM VETËM ME TY SONTE

Lebibe Zogiani-DUA TË JEM VETËM ME TY SONTE

DUA TË JEM VETËM ME TY SONTE

Me ty që je sa gjithë bota
E dërguar nga vet Zoti
Ta shpëtosh nga errësira njerëzimin
Nga djallëzitë
Dua të shkruaj vetëm për Ty sonte
Ty që si askush tjetër
Më bën të ndihem krenare
Me kombin
Gjuhën
Dhe gjakun tim


Sa herë më pyesin
Kush jam
Prej cilit vend vij
Ju përgjigjem
Me krenarinë më të madhe
Me emrin tënd
Nënë Terezë
Gonxhe e shpirtit tim
Emër që më bën të jetoj
Dhe të vdes pa frikë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT