Thursday, January 22, 2026
BallinaSportLeonardo: Mbappe, lojtar i madh por jo edhe lider

Leonardo: Mbappe, lojtar i madh por jo edhe lider

Kylian Mbappe dha një intervistë kontroverse për revistën ‘France Football’ më 12 qershor, e cila u publikua një muaj më vonë.

Disa pjesë të intervistës me sulmuesin francez shkaktuan zemërim te pronari i PSG-së dhe bashkëlojtarët e klubit.

Nuk është sekret që Mbappe dëshiron të largohet nga PSG, por ai preferon një transferim te Real Madridi. Kjo sjellje e futbollistit është kritikuar nga ish-drejtori sportiv i klubit Leonardo.

“Kur shikoni sjelljen e tij gjatë dy viteve të fundit, është e qartë se ai ende nuk është i aftë për të qenë udhëheqës i ekipit. Ai është lojtar i madh, por jo edhe një lider. Ai është një golashënues i madh, por jo krijues. Është shumë e vështirë të ndërtosh një ekip rreth tij”, tha braziliani dhe më pas shtoi: “Për hir të tij dhe për hir të PSG-së, mendoj se ka ardhur koha që ai të largohet nga Parisi. Nuk ka rëndësi as ku shkon, e vetmja gjë që ka rëndësi është largimi i klubit. PSG ka ekzistuar para Mbappes, do të ekzistojë edhe pas largimit të tij. Ai ka qenë në PSG për gjashtë vjet, dhe janë pesë klube të ndryshme që kanë fituar Ligën e Kampionëve në atë periudhë”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT