Sunday, December 28, 2025
BallinaSportLewandowski karrierën dëshiron ta mbyll te Barcelona.

Lewandowski karrierën dëshiron ta mbyll te Barcelona.

Asi polak Robert Lewandowski, në një intervistë për “Canal Plus”, ka thënë se karrierën dëshiron ta mbyll të Barcelona.

Ish-sulmuesi i Bayern Munich, është i vetëdijshëm se po shkon drejt fundit të karrierës së tij futbollistike.

34-vjeçari thotë se ai dhe familja e tij, ndihen mirë në Barcelonë.

“Momenti i tërheqjes time nga sporti po afron dhe me shumë gjasa, lamtumira do të vijë me fanellën e Barcelonës. Unë dhe familja ime ndihemi vërtet komodë këtu ku jemi”, ka thënë Lewandowski.

Reprezentuesi i Polonisë, në sezonin e tij të parë me fanellën e katalonasve, ka shënuar 33 gola në 46 ndeshje në total./rtk

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT