ATA SYTË E TU
Ata sytë e tu ma gërvishtin shpirtin,
Veç një çast t’më shohin,e harroj dhe flirtin.
Zhytem edhe mbytem në dy sytë e tu
Jam atje tek ti,jetoj deja vu.
Më largojnë vëmëndjen,humbas në mendime
Emocionet shtohen dhe flet zemra ime.
Në mijëra pikpyetje,pafundësisht përgjigje,
Më hapin një shteg,më mbyllin shumë shtigje.
Lojë e dashurisë vazhdon,triumfon
Me vështrimin tënd,pafund provokon.
Ja se çfarë më ndodh kur më sheh ashtu,
Veç magji më bëjnë ata sytë e tu…
