Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-BRAVO MË QOFTË

Lida Bashllari-BRAVO MË QOFTË

Bravo më qoftë për sfidat e mia,
Që shumë herë më kanë bërë nga vetja të dal.
Bravo më qoftë, as kam dashur t’ja dija,
Kur zemra më thoshte, vazhdo mos u ndal.

Bravo më qoftë për durimin e hekurt,
Për dhimbjet e shpirtit që në gëzime i ktheva.
Kjo jetë të përball me njëmijë të papritura,
Por unë ja dola dhe rregullat i theva.

Bravo më qoftë që mbeta vetvetja,
U përpoqën shumë, që maskë të më vishnin.
Ata që mendoja se i kisha të afërt,
Pikërisht ata nuk lëvizën as gishtin.

Bravo më qoftë për natyrën e dashur,
Për mirësinë e shpirtit që e fal për çdo herë.
Me zor nuk dua askënd për të pasur,
Kur Zotin kam pranë, s’ma ndjen për të tjerë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT