Sunday, March 22, 2026
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-DASHURI E PAMUNDUR

Lida Bashllari-DASHURI E PAMUNDUR

E di,
Në mendje ti më mban gjatë
Por ende s’ke guxim,
Të më thuash “Të dua”.
Me imazhin tim,
Të zë gjumi çdo natë
Përherë në ëndërr,
Më sheh vetëm mua.
Më do,
E ndjej, e kështu nga larg
Dhe pse një tjetër,
Ti e mban në shtrat.
Dashuron në pathos,
E vuan një fjalë
E përsëri thua “Paskam qënë pa fat”.
Ndoshta fati kështu për ty qenka stisur,
Dikë në krahë e zemrën arratisur.
Dashuri e pamundur,
Gjithmonë do të mbetem,
Meraku i shpirtit,
Që kurrë s’do të tretet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT