Saturday, November 15, 2025
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-SE Ç'MU DESH

Lida Bashllari-SE Ç’MU DESH

Se ç’mu desh të kujtoja
Pas ca kohësh se ç’mu desh.
Gjithë këto vite e kuptova
Zemra ime rron me shpresë.

Edhe kurrë s’të kam harruar
Kam gënjyer veten time.
Ti ke qënë thellë brenda meje
Dhe je fshehur ndër kujtime.

Ndaj s’kam mundur të kërkoj,
Të gjej tjetër dashuri.
Nuk më le imazhi yt,
Zjarri që më djeg në gji.

Ç’mu desh vallë të të mendoj
Dhe të zgjoj ndjenjën e fjetur?
Kur e di që s’do të kem
Dhe as tjetër, s’kam për të gjetur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT