Friday, February 13, 2026
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-VJEN NJË DITË

Lida Bashllari-VJEN NJË DITË

Vjen një ditë edhe më thua,
Që ke rënë në dashuri.
Krejt e çmendur duket bota,
Krejt e marrë ndjehesh dhe ti.

E di shpirt e kam provuar,
Dikur dhe unë kam dashur shumë.
Një dashuri e kam shijuar,
Me netë që të lënë pa gjumë.

Sa kam vuajtuar xhelozinë,
Mallin, dhimbjen e mungesën.
Heshtur, kam fol me vetminë,
Dhe kam qarë, kur më vranë shpresën.

Eh sa sfida kam ndërrmarrë,
Shpirti i ka mbajtur thellë.
Kur nuk ma vlerësoi ndjenjën,
Dhe më quajti të pavlerë.
Ndaj të këshilloj dy fjalë,
Dashuro po mos shit zemrën.
Se një burrë sa do i mirë,
S’është mësuar ta “blerë” ndjenjën.

Dhe i duket e natyrshme,
Lotët, brengat e asaj.
Prandaj kurrë mos e ul kokën,
Mos mbaj faj, kur s’je me faj.

Sfidoje ti realitetin,
Dhe atë që e do fort.
Nëse s’do të vrasin ëndrrat,
Ti copëtojnë kot më kot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT