Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritLiljana Ndoni-I MUNGON SYVE TË MI

Liljana Ndoni-I MUNGON SYVE TË MI

U tret loti nën qerpik,ti ,i mungon syve të mi,sa nuk e imagjinon.
Mungesa jote nuk është heshtje ,po një bubullim që nuk pushon,
Edhe kur qielli duket i kthjellët ,në sytë e mi shiun më dërgon.
Çdo rrahje zemre përplaset me emrin tënd zë e jehon
.
Po çfar faj ke ti dashuri kur je në gjunjë duke festuar mungesën!?
Me pritjet që s’mbarojnë ,sa guxim duhet për të thyer heshtjen?
A është e bukur kjo festë ku syve ja heq dhe shpresën?
Sa forcë dhe lutje pa altar duhen për të thyer urrejtjen ?

Ti ,je mungesa që peshon më shumë se një prani.
Je plagë që rrjedh gjak dhe mendimet nuk gjejnë qetësi ,
Thërras butësisht mëngjezin ,mos heshtja zgjohet tani.
Po ti sje aty, thërret natën,ku errësira vë boshllëkun ndjesi.

Sepse është po aq e vërtet se edhe ti shqetësimin e mban për bri.
Një dialog pa përgjigje,në ujrat e ndenjura që askush si pi,
E megjithatë edhe kështu ti vazhdon të jesh tek unë në shtëpi,
Kur mendja shikon zemrën, fillon e endet të vedos pikën mbi i..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT