Një ditë do të jem nën tokë e dekompozuar,
Ndoshta në një pemë nën rrënjë e mbuluar,
O një copë dheu e përdorur përpunuar me duar,
Vetëm krimbat e dheut dhe yjet do të më duanë
,
Ndoshta shpirti do të jetë në një flutur e shndërruar,
E ulur në një xham mallin do ta nxjerë edhe në vënd të huaj,
Për t’ju kujtuar ,jam këtu erdha e nuk ju kam harruar!,
Për plagët shpirtërore dhe e vdekur lutjet për ju do t’i ruaj !
Kushë e di se çfar do të jem e çfarë do të shndërrohem,
Ndoshta në një lillium me aromë do të kujtohem,
Do të thonë “këtë mrekulli e solli nga vëndëlindja,
Në çdo shtëpi ku rrinte shpërndante dëshirat e saja.”
Ndoshta në aromë lillium do mbuloj gjithë tokën,
Ndoshta dëshirat e mia do të mbeten muzë,
Megjithatë isha gjallë dhe pashë gjithë botën,
Një ditë do të shkoj e do fle me qiellin në buzë.