Ç,kam një mall për ty sonte në këtë natë
si Hëna e plotë që digjet e zjarrtë,
Më dërgon një rreze drite e s’më flet,
Kjo dritë më pushton si një shpirti artë
-Dërgoja zemrës dritën e brëndëshme,
-Të kujtoj një shkëndijë që mund të ndrijë,
Në çdo kujtim që digjet brënda qënia ime ,
Bashkë me Henën që dridhet mbi ujë
-Dërgoja dritën edhe nën re ,mos e ndal!
Errësirës po i ngjet dhe dritën time,
Copëzat e thyera ti qepja ngadalë,
Jepja shkëqimin,ti laj lotët e mundimshme.
Në këtë çast ,s’kërkoj fjalë të mëdha,
Më mjafton të jemë aty ku drita u dha ,
Vetëm një mesazh një fjalë a një shikim,
Se heshja ndonjëherë të dhemb më shumë se një largim.
