Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritLinda Fana-Kujtesa e Ilirisë dhe hijet mbi Dardani

Linda Fana-Kujtesa e Ilirisë dhe hijet mbi Dardani

Nën qiellin e lashtë, ku yjet flisnin me male,
u shtri Iliria – si një det pa fund,
nga Alpet e Juliane në Slloveni,
deri te brigjet e Epirit, ku deti Jon puthte gurin blu.

Japodë, Histrë e Liburnë në Kroaci,
Dalmatë krenarë mbi bregdetin shkëmbor,
Panonët në fushat e Hungarisë,
Autariatë, Docleatë, Labeatë në malet e Malit të Zi,
Ardianë, Taulantë e Pirustë në Shqipërinë e dritës,
Dardanë në Kosovë – zemra e hekurt e Ilirisë,
Daorsë në Bosnje, Kaonë e Molosë në Epir,
një popull – një det, i thirrur me shumë emra.

Shekujt rrotulloheshin, Roma erdhi si stuhí,
por gjuha dhe zemra mbetën si gur i pathyeshëm.
Pastaj zbresin nga veriut valët sllave,
fise pa shtet, pa emër, pa dritë,
të vendosur nga Bizanti si rojë kufiri.

Dhe më pas, në shekullin XII,
u ngrit në Rashë një emër i ri – Stefan Nemanja,
një fis i vogël që mori kurorë,
e quajti veten mbret, me krahët e huazuar nga Bizanti.
Kështu, Serbia u formua – jo mbi trung të lashtë,
por mbi huazim dhe bekim të huaj.

Pse lakmuan Ilirinë?
Sepse Kosova kishte damarët e argjendit,
Shqipëria kishte portat e detit,
Maqedonia kishte fusha dhe Dodonën e shenjtë,
Mali i Zi kishte kështjellat e gurta.
Kështu ata zbritën si hije,
Dushani e zgjeroi kurorën mbi tokat tona,
deri në Epir, Shkodër e Durrës,
një pushtim që solli plagë në trupin e Ilirisë.

Në 1878, në Berlin, u fshi me laps,
Nishi, Toplica e Piroti – pastruar nga shqiptarët,
një plagë tjetër në zemrën e Dardanisë.
Në 1912, luftërat ballkanike –
Kosova ra nën hijen e Beogradit,
tokat arbërore u ndanë si plaçkë.

Por Iliria nuk u tret kurrë.
Në çdo gur të Shkodrës, në çdo këngë të Rugovës,
në çdo valë të Adriatikut,
ende dëgjohet zëri i japodit, dardanit, ardianit,
ende frymon gjaku i një populli që nuk u tret,
që nga Alpet e Juliane deri në Epir,
nga Panonia deri në brigjet e Jonit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT