Wednesday, March 4, 2026
BallinaVitrina e libritLinda Fana -Mall dhe Lot

Linda Fana -Mall dhe Lot

8

Për mëmëdheun kam mall
Në atë vend ku e rrita shtatin
Zemër e shpirt aty lulzojnë
Vie e gëzuar e shuaj mallin
Sa e mirë era e kësaj toke
Ku je lindur dhe ke buzëqeshur
Shumë kujtime të bukura ke
Në mërgim me vete i merr
Ata njerëz në atë tokë
Më kthejnë të ndjehem shqiptare
Ngulfatem shpeshherë në lot
Jam gjermane apo shqiptare?!
Dy dekada në vendlindje
Tri në mërgim
Por zemra prapë pushon
Ku jam lindur dhe rritur
Po edhe një ferrë të mbetet
Të ma kujtoj fëmijërinë
Do të më shuaj mallin
Më kthehen në çdo kujtim
Kujtoj shpeshherë oborrin
Të mbushur me kushërinj
Me mbesa e nipa
Ku ishte kënaqësi e madhe
Në mërgim kojshi ke rusin e polakun
Nuk do ta shuaj mallin
Ty te xhaxhit plak
Kusherira nuk ke
Këtu në kojshi turq e arabë
Me tradita të tjera
Ke shoqëri po ka shumë dallime
Në gjuhë dhe kulturë
Asgjë ti nuk ndjen
Të kuptojnë shumë pak
E ndjen këtë gjë hapur
Mall dhe lot e mbushur
Për pluhurin e sokakut
S’të kupton gjermani
S’jeton me kulturën tënde
Do ta ndjesh në shpirt
Se ti je shqiptare
Linda Fana

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT