Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritLinda Fana-Një pikë dashuri

Linda Fana-Një pikë dashuri

Një pikë dashuri

Një pikë dashuri e nisa
Këtu në vargun e poezisë
Të shkoj në zemër të çdo njeriu, t’i gëzohet lumturisë.
E sytë e secilit të lexojnë me dashuri.


Ah, e nisa një pikë me zemër
Jo që të tregoj ndonjë përrallë.
Jo të shkoj aty ku s’duhet
Jo aty ku zemra është tharë.


Të arrij qetas përmallshëm
Aty ku pastërti në zemra ka
Jo ku zemra njolloset me helm,
Të përqafoj vetëm atë
që është njeri.


Dashurinë e lash të fluturoj
Me zemrën me plot sinqeritet,
Ata e di që do ta përqafojnë
Nga larg një dashuri më pak vret.


Atë do ta përqafoj vëllau, motra
mbesa edhe nipi
Miqësia e sinqertë dhe asnjëherë armiku,


Armiku i rënd kurrë s’e përqafon dot,
Mos bjerë në nivelin e tyre mos vazhdo të jetosh kot,
Dashuri duan ata që të duan e s’të shqiten dot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT