Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritLinda Shaqiri-Fjala ime jam unë

Linda Shaqiri-Fjala ime jam unë

Në heshtje e mbaj shpirtin zgjuar.
Jam lodhur, por s’jam thyer.

Jam rrëzuar, por u ngrita me dinjitet.
Brenda meje, dhimbja u bë dritë,
jo për t’u ankuar,
por për të thënë të vërtetën.

Shpirti im s’kërkon duartrokitje,
kërkon sinqeritet.
Dhe fjala ime peshon
sa një zemër që s’tradhton.

Unë jam ajo që mbeta,
kur gjithçka u përpoq të më ndryshojë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT