Thursday, March 19, 2026
BallinaVitrina e libritLinda Shaqiri-MË LEJO TË ÇLIROJ LIRINË

Linda Shaqiri-MË LEJO TË ÇLIROJ LIRINË

Më lejo të shkruaj,
Shekujt,
Më lejo t’i këndoj,
Vitet,
T’i thur lavdi kohës,
Gjurmëve të saj,
Të grisura në çdo cep historie,
Kudo,
Nën hapa ,
Me baltë të mbështjella,
Të lara me gjakun e njomë,
Nëpër beteja,
Të groposura me dheun e tradhtisë,
Kundërmon aromë varfërie,
Më lejo vetëm një çast,
Të bërtas me zë Shqiponje,
Të godas me britmën e rrufesë,
Ata,
Që groposën historinë,
Me gjakun e Shqiponjës,
Më lejo të çliroj Lirinë,
Nga prangat e të burgosurve!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT