Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritLinda Shaqiri-Piramidë Dielli

Linda Shaqiri-Piramidë Dielli

Piramidë Dielli

Shkela mbi malet e mia,
Aty në cep të historisë,
U ktheva në kohën Ilire,
Mu në zemër të Dardanisë,


Gishtin me gisht gërvishta,
Të thithë gjakun e Flamurit,
Të marr bekimin nga Zoti,
Dhe u nisa,
Me plisin e bardhë mbi kokë,
Drejt Epokës…


Të vë gurin në vendin e vet,
Aty ku peshon më së miri,
Aty ku i lirë flet,
Dhe frymon si Ilir,


Të ngre piramidën e Diellit,
Të gjithë tok rreth saj,
Ti dalim Zot Epokës,
Të bashkuar në një Mbretëri,
Deri në përjetësi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT