Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritLinda Shaqiri-Rrugë e grisurë në letër

Linda Shaqiri-Rrugë e grisurë në letër

Rrugë e grisurë në letër

Rrugën e grisur në letër,
E përplasa diku në një qoshe,
Ndeza zjarr me kohën e vjetër,
Të bëjë dritë rruga jote,
E shtrirë në akullnajë,


Nga acari i brisht,
U poq në xhamin e dritës,
Një dhimbje e shkrirë në varg,
Aty u rritën trëndafilat e gdhendur,
Dhe nga gjemba rrodhi gjaku,
Si një shenjë e baladës së fjetur,
Një drithërim e zogut në shtegtim,


Një oqean,
I mbushur me copëza vreri,
Në ditën kur ti linde,
Ra terri mbi feniks,
Nën hijen e hënës u poqe,
Nga drita e diellit u dogje,
Mbeti hiri në xhamin gri,
Aty u gdhende si stoli,
Në vargun tim poezi !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT