Ishte kohë rrebeshesh.
Jam e dashuruar agimeve të ëmbla mëngjesore
më të bukurin yllë ju betohem kam lan peng.
Jam dashuruar kaltërsive dhe flladeve përrallore
emblemes lozonjare, orbit’hedhurës në timin shteg.
Jam dashuruar, unë shigjetarja, e pa hark-krahu
me ma të ëmblën ëndërr, të pamun natë për natë
Epokës së dergjur prush votre derë konaku
brishtësisë, shpirt’mbeshtetur, mbi supin peshë randë.
Jam dashuruar s’po du me e dit për gjykimet njerëzore
vlera e tyre me duket një botë e ngryset
Nuk deshën t’ia dinin për përceptimet pamore.
të besonin në dashrurinë diellore e orbirës, që dyndet..
Jam dashuruar me bukurinë e kësaj jete ngadhnjimtare
aq sa përqafimet e erenave me ngrohin ashtin.
Me tokën qe lind e rrit filiza në fushë dhe ne male
me gjithçka që me rrethon, dhe me përtërijnë shtatin.
