Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritLindita Prenga-Ndoshta Eh Ndoshta.

Lindita Prenga-Ndoshta Eh Ndoshta.

A keni parë ndonjëherë
t’qajnë malet?


T’dridhen mish e trup
gjëmueshëm n’të përkulun?
Po buz’qeshjen e fushave
krekosurn karshi brigjeve?


A keni parë
shkreptimën vezulluese t’rrufesë.
Thershëm shkatërron gurin’ djeg lisin?
Kush na tha ”’


se malet nuk qajnë nuk gjëmojnë.
Nuk tunden, përkulun n’të dy gjunjët?
Fushat nuk buz’qeshin.

!
Kush e tha??
Ku zotin jetoj unë
që i pashtë t’gjitha këto?
Për ju
na qenkan hamëndësime,
hipoteza


ndërthurun me ligjet dinamike.
Teorina që shkruhen
ngelin letrave t’zhubrosuna.
Si është e mundur?


Ku jetoj unë, n’cfarë galaktike?
Ndoshta, çuditerisht.
Ishte ndërtuar nga Perënditë
Për mua posaqërisht.
Noshta.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT