(Rrapsodike)
Kadal’dala nisja valles.
kadal’dala nisja kangës
Kadal’dal krejt bash kadal
asht me t’pri unur i rrallë.
Jo kadal’dala për nan’ mrize
se pushojnë logjet e zogjve.
Harrojnë zanat me vallzue
as drangoj s’ka me u ngushtue.
Dal’kadalë për nan’ ylber
n’të dy cepet ku zen vend.
Asht si beli nan’ qemer
n’të shtërngumet fort të dhemb.
Për mbi hanë kur t’shtrosh sofrën
pa mërzi banju vend.
Si merakut qe t’djeg votrën
si urdhnesës se pa rend.
Tash kur t’mundesh me ligjrue
mos harro kurr’asnjë fjalë.
Ku i dihet sa pesh’shpirt qojnë
ndal furtunat e ju ban ballë.
